×
  • Lajme
  • Lajme

    Në këtë orë takohen nesër Kurti e Mustafa

    Reporteri
    08 Janar 2020 | 19:32

    Takimet mes Albin Kurtit e Isa Mustafës do të vazhdojnë nesër në ora 14:00.


    Ka qenë zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, që pas takimit të sotshëm mes kryetarëve të VV-së e LDK-së, ka njoftuar se marrëveshje e vetme e arritur mes tyre ka qenë që Kurti e Mustafa të takohen sërish të enjten.

    Burime të Gazetës Online “Reporteri.net” kanë treguar se ora e takimit do të jetë 14:00.

    Takimi i nesërm Kurti-Mustafa është i treti që mbahet vetëm gjatë kësaj jave, nga mbi 10 sosh sa i kanë mbajtur, që pas ditës së zgjedhjeve të 6 tetorit 2019.

    Pas takimit të sotëm, VV-ja përmes një komunikate ka theksuar se janë përafruar qëndrimet me LDK-në.

    “Në kuadër të rifillimit të bisedimeve, në takimin e sotëm ndërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, pati përafrim. Takimi i radhës drejt marrëveshjes për koalicionin qeverisës LVV-LDK është nesër”, thotë kumtesa e partisë së Albin Kurtit.

    Në takimet e kësaj jave, mandatari i VV-së për Kryeministër, Albin Kurti është shoqëruar nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, derisa Isa Mustafa ka shkuar i shoqëruar nga Vjosa Osmani, Agim Veliu, Lutfi Haziri e Avdullah Hoti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!