Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump do të takohet sot me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, shkruan Reporteri.
Sipas një njoftimi nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti amerikan, Donald Trump do të jetë i pranishëm në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë dhe më pas do të ketë një takim trilateral me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Sipas kohës lokale në Amerikë, Trump pritet që në 11:00 (ora 17:00 sipas kohës sonë lokale) të takojë Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hotin dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciqin. Aty pritet të bëhet nënshkrimi i një marrëveshje ekonomike në mes të Kosovës e Serbisë.
Ndërkaq, në orën 11:15 njoftohet se do të ketë një takim trilateral të presidentit Trump me Hotin dhe Vuçiqin.
Palët më pas do të priten në takime të ndara nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.