Bashkatdhetarët të cilët kanë përfunduar pushimet në Kosovë, janë duke pritur deri në shtatë orë për të dalë nga kufiri përmes pikës kufitare, Merdare.
Kolonat në vendkalimin kufitar, Merdare janë të gjata deri në dy mijë metra.
Edhe pikat tjera kufitare me Serbinë janë mjaft të ngarkuara, në Jarinje kolonat arrijnë deri në një mijë kilometra, po ashtu edhe në Mutivodë, Muçibabë dhe Dheu i Bardhë kolonat janë të gjata deri në 800 metra, transmeton Telegrafi.
Kolona deri në 200 metra janë krijuar edhe në pikën kufitare Hani i Elezit, pikë kjo e cila bën lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të publikuar në ora 14:00, pikat tjera kufitare janë të lira, hyrja dhe dalja mund të bëhet tre deri në pesë minuta.
Fotografi ilustruese:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.