Nesër fillon mësimi në distancë për klasat 1 deri në klasën e pestë që do jetë në gjuhën shqipe.
Mësimi do të transmetohet në RTK 1 dhe RTK4, kurse nga klasa e 6 deri në të 9 do të prodhohen materiale për transmetim për këto klasa.
Kështu ka bërë të ditur sot ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, në një konferencë për media.
“Nga nesër fillon mësimi në distancë për klasat 1 deri në klasën e pestë që do te ketë për gjuhën shqipe, mësimi do të transmetohet në RTK 1 dhe 4. Për adresat do të ju njoftojmë sapo ti kemi këto platforma, kemi punuar në mbledhjen e materialeve dhe xhirimeve. Që nga e hëna do të prodhojmë materiale për klasat 6 dhe 9.Kjo punë nuk do ishte mundur pa ndihëm e organizatave, është sfisuese sepse asnjëherë nuk është punuar në mënyrë digiitale”, tha Bajrami.
Ministrja e MAShTI-t Hykmete Bajrami u ka bërë thirrje drejtorëve të arsimit nga komunat me shumicë serbe që të dhurojnë material për gjuhën serbe dhe atë kroate.
Zëvendëkryesministri Avdullah Hoti uroi për punën e bërë për mësimin online që per një javë për 5 klasat e para te fillojë mësimi me kushte specifike.Mësimi në distancë do të fillojë si pasojë e pandemisë botërore që ka përfshirë edhe vednin tonë ku janë mbyllur shkollat si dhe veprimtari tjera. /Reporteri.net/.