×
  • Lajme
  • Lajme

    Në këto kushte të mjerueshme jetonin dy djemtë e familjes Abazi, që humbën jetën në Shqipëri

    Reporteri
    03 Dhjetor 2019 | 16:25

    Gjashtë jetimët e familjes Abazi, shumë shpejt pritet të hyjnë në shtëpitë e tyre të reja. Ndërtimin e tyre do ta mundësojë hoxha i Tiranës Elvis Naçi.


    Punimet parashihet të nisin të shtunën. Ndërkohë e pamja për dy vëllezërit Isa e Shemsedin Abazi që humbën jetën në tërmetin që e goditi Shqipërinë, në 26 nëntorin e këtij viti, po vazhdon ende. Express ka qëndruar sot në shtëpinë e tashmë të ndjerëve dhe ju sjellë rrëfimin nga atje

    Pranë shtëpisë dykatëshe të Isa Abazit, në fshatin Livoç të Gjilanit gjenden disa pajisje të veturave. Ato, tashmë i ndjeri, për muaj me radhë i kishte grumbulluar në Shqipëri për një arsye të vetme – t’i shes pastaj në garazhet që rregullojnë vetura.

    Këtë punë, Isa Abazi bashkë me vëllain e tij, Shemsedinin, po e bënin që disa vite. Me paratë të cilat i fitonin nga kjo punë, këta dy vëllezër mbanin familjet.

    Por, ato pajisje tash kanë mbetur ashtu- të paprekura.

    Të dy vëllezërit gjetën vdekjen pas tërmetit që e goditi Shqipërinë në mëngjesin e 26 tetorit të këtij viti derisa po qëndronin në njërin nga hotelet e Durrësit. Ata u varrosën një ditë pas, në varrezat e fshatit Livoç. Familjet e të ndjerëve jetojnë në kushte të rënda ekonomike.

    Gazeta Express, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në shtëpinë e vëllezërve Abazi. Kjo familje e ka vazhduar edhe për disa ditë të pamën për djemtë e tyre.

    E ishin me dhjetëra njerëz që sot ia kishin mësyrë dyerve të shtëpisë së dy vëllezërve që gjetën vdekjen nga tërmeti në Durrës. Shumë nga ta ofronin ndihma për familjet e të ndjerëve.

    Njëri nga familjarët e Shemsedinit dhe Isa Abazit, tregoi për Express, se qytetarët në masë të madhe janë duke i dalë në ndihmë këtyre familjeve.

    Por në ndihmë për këto familje tashmë është vënë hoxha nga Shqipëria, Elvic Naçi. Ai tashmë do ta ndërtojë nga fillimi shtëpinë e prindërve të dy vëllezërve të ndjerë si dhe do t’i riparojë të dy shtëpitë e Isa e Shemsedin Abazit.

    Punimet do të nisin porsa të përfundojë e pamja për këta vëllezër.

    Kështu deklaruan për Express, familjarët e të ndjerëve.

    “Shtëpitë na ka thanë Elvis Naçi se do të na i ndërtojë. Sot ishin këtu ata ekspertët për me pa se si do të fillojnë ndërtimet dhe kur. Na thanë që porsa të përfundojë e pamja do t’i fillojnë ndërtimet. E falënderojmë përzemërsisht hoxhën e Tiranës”, thonë nga familja.

    Tërmeti i fuqishëm prej 6.4 shkallë të Rihterit që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit ishte fatal për dy vëllezërit të cilët nuk arritën t’i mbijetojnë shembjes së hotelit në të cilin gjendeshin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!