Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se të shtunën, më 5 prill, do të realizohen punime teknike të domosdoshme në rrjetin e ujësjellësit.
Për shkak të këtyre punimeve, disa zona në kryeqytet do të përballen me ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm gjatë orëve të paradites dhe pasdites.
Aktivitete teknike do të zhvillohen nga ora 09:00 deri në 16:00, ndërsa zonat që do të preken janë:
Rruga “Nënë Tereza”
Rruga “Rexhep Luci”
Rruga “Qamil Hoxha”
Rruga “Tringë Smajli”
Rruga “Bajram Kelmendi”
Rruga “Agim Ramadani”
Po ashtu, disa rrugë të tjera në Qendër gjithashtu do të jenë pa furnizim me ujë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.