Muajve të fundit qëndrimet e shtetit të Greqisë ndaj Kosovës, kanë ndryshuar, në atë që po konsiderohet si një përafrim i ri në ndërtimin e marrëdhënieve ekonomike dhe shtetërore mes dy shteteve.
Nga zyrtarë të lartë në Greqi, ditëve të fundit ka pasur deklarata se megjithatë akti i shpalljes së pavarësisë nuk përbente shkelje të ligjit ndërkombëtar, shkruan Reporteri.net.
Këto ditë për vizitë në Greqi ka qëndruar edhe kryeministri, Albin Kurti, i cili ka kërkuar nga Greqia njohjen e Pavarësisë së Kosovës.
Në kohën kur po flitet për një lëvizje të pozicionit grek drejt njohjes Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka takuar zëvendës-ndihmësin e sekretarit e shtetit Matthew Palmer.
Dendias ka shkruar se BE dhe SHBA kanë koordinim të ngushtë për perspektivën evropiane të Ballkanit.
“Pata një takim me Zv. ndihmës i Sekretarit të Shtetit dhe Përfaqësuesi Special i SHBA-ve për Ballkanin Matthew Palmer në Forumin e sotëm të Dubrovnik. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë koordinim të ngushtë për të adresuar sfidat në rajon, në fokus perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimet në Mesdheun Lindor”, ka shkruar Dendias.
I held a meeting with @State_EUR DAS M.Palmer οn the sidelines of today's #DubrovnikForum2021. 🇪🇺🇺🇸 close coordination to address challenges in the region, EU perspective of #WesternBalkans & developments in #EasternMediterranean in focus. pic.twitter.com/VzcsC3ltYK
— Nikos Dendias (@NikosDendias) July 10, 2021
Kujtojmë se ditë më parë, Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, kur u pyet për mundësinë e njohjes së shtetit të Kosovës, tha se “pozicioni ynë ndaj statusit të Kosovës nuk ka ndryshuar” por se “sa për legjitimitetin e një njohjeje të mundshme, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka vendosur në 2010-ën se deklarimi i pavarësisë së Kosovës nuk e ka thyer ligjin ndërkombëtar”.
Për mundësinë që Greqia ta njohë Kosovën ditëve të fundit është raportuar edhe në mediat greke. /Reporteri.net