Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që pas Klinës e Vitisë edhe Komuna e Malishevës nga sonte të futet në karantinë, shkruan Reporteri.net.
Ky vendim vjen pasi një 37-vjeçare nga fshati Bubavec i kësaj komune ka rezultuar pozitive me koronavirus.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka bërë thirrje qytetarëve të këtyre tri komunave që të kenë besim se do ta kenë mbështetjen e plotë nga niveli qendror qeverisë, derisa ka bërë të ditur se aty kanë arritur kontigjentet e para me rezerva mjekësore.
Postimi i plotë i Avdullah Hotit:
Qe nga mbreme Vitia dhe Klina, e nga sonte edhe Malisheva, jane ne karantine. Gjate kesaj kemi qene ne kontakt me strukturat lokale. Sot kontigjentet e para me rezerva mjekesore i nisem per Viti dhe Kline.
Qytetaret e Vitise, Klines, e tash edhe te Malisheves, si dhe struktura udheheqese atje, Kryetari Haliti, Kryetari Elezaj e Kryesuesi Gashi, Kryetari Begaj, te jene besimplote se do jemi ne mbeshtetje me krejt fuqine.
Eshte tejet e rendesishme qe masat restriktive nga Qeveria te respektohen ne teresi ne menyre qe demet te jene sa me te vogla dhe koha me e shkurter ne dajle nga kjo situate.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.