×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Kosovë aktualisht janë 2 mijë e 118 raste aktive me COVID-19

    Reporteri
    10 Korrik 2020 | 0:52

    Kosova në dy javët e fundit është përballur me shifra alarmante të të infektuarve me coronavirus, shkruan Reporteri.net.


    Aktualisht numri i rasteve aktive është 2 mijë e 118.

    Sipas njoftimit të fundit të IKSHPK-së vetëm të enjten janë regjistruar 207 raste të reja dhe 8 vdekje.

    “Numri total i rasteve pozitive është 4.307 raste nga 26.916 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 94 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Sot më 09 korrik 2020, janë shëruar 32 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.095 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.118”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!