×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Kosovë janë 1,485 raste aktive me COVID-19

    Reporteri
    18 Tetor 2020 | 8:01

    Gjatë javës që po lëmë pas është rritur numri i rasteve me Covid-19 në Kosovë, duke çuar në 16,754 numrin e përgjithshëm të rasteve, prej tyre 1,485 janë aktive.


    Vetëm gjatë ditës së shtunë janë shënuar 148 raste të reja me virus, por është rritur edhe numri i testimeve.

    Madje të shtunën u shënua një rekord testimesh, 1028 sosh.

    Numri i përgjithshëm i rasteve me Covid-19 në Kosovë tashme ka arritur 16,754 nga 79,189 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 652 raste të vdekjes.

    Deri më sot numri i të shëruarve është gjithsej 14,617, kurse numri i rasteve aktive është 1,485.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!