×
  • Lajme
  • Lajme / ASK

    Në Kosovë janë 30 mijë e 902 analfabetë

    Reporteri
    19 Dhjetor 2024 | 13:47

    Agjencia e Statistikave të Kosovës sot ka publikuar rezultatet përfundimtare për regjistrimin e popullsisë, ku ndër to ka dhënë detaje edhe për kategori të ndryshme, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Të dhënat tregojn se 233 mijë e 559 banorë e kanë të përfunduar arsimin e lartë, ndërsa ata me arsim të mesëm të lartë të përfunduar janë 475 mijë e 809 banorë.

    Arsimin e mesëm të ulët të përfunduar e kanë 389 mijë e 030 banorë, mbi 100 mijë më pak se në regjistrimin e vitit 2011.

    Gjithashtu, bëhet e ditur se me arsim fillor të përfunduar janë 186 mijë e 020 banorë.

    ASK gjithashtu ka bërë të ditura edhe të dhënat e popullsisë analfabete, e që në Kosovë del të jenë 30 mijë e 902 banorë, rreth 20 mijë më pak se në vitin 2011.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!