×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Kosovë ndër kandidatet më të votuara të VV-së, sa vota mori deri më tani Edona Llalloshi nga mërgata?

    Reporteri
    27 Shkurt 2025 | 13:03

    Këngëtarja, Edona Llalloshi ishte befasia e këtyre zgjedhjeve.

    Ajo ka garuar si kandidate nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje me numrin 19 dhe është ndër kandidatët më të votuar të VV-së, tanimë kur ka përfunduar numërimi i votave të rregullta të kandidatëve për deputetë.

    Ajo ua ka kaluar me vota edhe disa ministreve që ishin pjesë e Qeverisë Kurti 2, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Por sa vota mori Llalloshi deri më tani nga mërgata?

    Sipas të dhënave të dhënave të deritashme të KQZ-së në votimin në përfaqësitë diplomatike deri më tani janë numëruar 49.19% e kutive. Nga këto numërime Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 81.89%.

    E kandidatja për deputet nga VV, Edona Llalloshi nga mërgata, deri më tani ka marrë 499 vota.

    Këngëtarja iu bashkua partisë me 12 dhjetor të vitit që lamë pas.

    Përfundimi i numërimit të votave të diasporës, do të pasojë me numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, dhe kështu do t’i hapet rruga shpalljes së rezultateve përfundimtare dhe certifikimit të tyre.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të premten ka përfunduar me numërimin e votave të kandidatëve për deputetë e verifikimin e atyre për subjekte politike. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!