×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Kosovë nesër mot i vranët dhe me riga shiu

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 23:13

    Instituti hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nesër dhe pasnesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu (kryesisht ditën e enjte).


    Sipas njoftimit për media temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-15 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-8m/s. Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për disa kategori të njerëzve të cilët kanë probleme reumatike, rrugë të frymëmarrjes dhe sëmundje të ndryshme kronike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!