×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Kosovë, nga viti 2013 janë dënuar me burgim të përjetshëm shtatë persona

    Reporteri
    23 Prill 2021 | 21:16

    Trimor Lalinovci është personi i fundit i dënuar me burgim të përjetshëm në Kosovë.


    Dënimin atij ja kishte shqiptuar Gjykata e Ferizajt për vrasjen e një personi në vitin 2018. Pas vrasjes, Lalinovci trupin e viktimës e kishte hedhur në një prrockë e më pas e kishte djegur.

    Mirëpo këtë dënim atij ja kishte zbutur Gjykata e Apelit, duke ja ulur kohën e vuajtjes në burg me 30 vite.

    Fatin e Lalinovcit nuk e kishte rreshteri i policisë, Shefki Spahiu të cilit dënimin me burgim të përjetshëm ja ka vërtetuar ditë më parë .

    Dënimi me burgim të përjetshëm në Kosovë është i lejuar që na janari i vitit 2013.

    Që nga ajo kohë sipas të dhënëve të Këshillit Gjyqësorë të Kosovës, me burgim të përjetshëm janë dënuar në Kosovë 7 persona.

    I tillë është edhe një rast që është shtënë nga Gjykata e Prizrenit.

    Avokat Fehmije Gashi-Bytyçi tregon një rast kur ishte vendosur për burgim të përjetshëm.

    “Kanë qenë dy shkrepje. Dy plagosje dhe një vrasje. Njëri plumb ka qenë tej shkues. Personit që i ka tejshkuar plumbi ka shpëtuar ndërsa personi tjetër ka pësuar”, tha për RTV Dukagjinin, avokatja Fehmije Gashi-Bytyçi.

    Por edhe këtë rast apeli e kishte kthyer në rivendosje.

    “Pasi i pandehuri e pranoi rastin, gjykata e dënoi për herë të dytë me 23 vite”, deklaroi avokatja.

    Ehat Miftaraj thotë se zakonisht burgimet e përjetshme jepen kur vlerësohet se ai person është vështirë të paramendohet të kthehet i lirë në shoqëri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!