Në kundërshtim me Kushtetutën, në Kuvendin e Kosovës ka nisur votimi për dy kandidatet për presidente të Kosovës, Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha, shkruan Reporteri.net.

Në sallë janë të pranishëm vetëm deputetët e shumicës, përkatësisht 64 deputetë. Ata të opozitës po e bojkotojnë seancën.

Edhe sipas Kushtetutës, edhe sipas Aktgjykimit të Kushtetueses, nevojiten 80 deputetë në sallë që të fillojë raundi i parë i votimit.

Reklamë

Votimi për president bëhet me votim të fshehtë.

Në rundin e parë dhe të dytë kërkohen dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ndërkaq në rundin e tretë kërkohen 61 vota për president./Reporteri.net