×
  • Lajme
  • Lajme

    Në laboratorin e vajzës së Blerim Devollit, testi për COVID-19 kushton 200 euro

    Reporteri
    29 Gusht 2020 | 21:42

    Në laboratorin privat “Medical&Laboratory Services” i cili është në pronësinë e vajzës së Blerim Devollit, Vlera Devollit, testi për coronavirus RT PCR kushton hiç më pak se 200 euro.


    Në rrjetin social Facebook është publikuar fatura e lëshuar nga ky laborator ku vërtetohet se çmimi për testin molekular për COVID-19 kap shifrën e 200 eurove, shkruan Reporteri.net.

    Numri i ulët i testimeve nga institucionet publike shëndetësore, ka bërë që shumë qytetarë të kryejnë testet për COVID-19 në laboratore private.

    E këto të fundit, po shfrytëzojnë rastin që të zhvatin qytetarët më qëllim të përfitimit pasuror.

    Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë kur ka licencuar laboratorët privatë për kryerjen e testeve molekulare dhe atyre serologjike, pati njoftuar se çmimet do sillen prej 20 deri në 50 euro.

    Kjo është fatura:

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!