×
  • Lajme
  • Lajme

    Në mbrëmje arrijnë vaksinat e para anti-COVID në Kosovë

    Reporteri
    28 Mars 2021 | 10:01

    Kontingjenti i parë i vaksinave kundër Covid-19, pritet të arrijë sot në Kosovë. Vaksinat do të pranohen në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, (para terminalit VIP), me fillim nga ora 20:15.


    Kështu bëhet e ditur në njoftimin e lëshuar nga zyra e kryeministrit.

    Në ceremoninë e pranimit të kontingjentit të parë vaksinë do të marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përfaqësuesi i Zyrës së BE-së, ambasadorët e QUINT-it e përfaqësuesi i UNKT-së.

    Gjatë ceremonisë do të ketë edhe fjalime.

    Njoftimi i plotë:

    Ju njoftojmë se sot, 28 mars 2021, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të marrin pjesë në ceremoninë e pranimit të kontingjentit të parë të vaksinave kundër COVID-19. Ky kontingjent është mundësuar nga organizata UNICEF, nëpërmjet programit COVAX.

    Ceremonia e pranimit të vaksinave mbahet në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, (para terminalit VIP), me fillim nga ora 20:15.

    Agjenda e ceremonisë:

    -20:15 – Fillimi i ceremonisë
    -20:20 – Fjalimet (Kryeministri, Ministri i Shëndetësisë, përfaqësuesi i Zyrës së BE-së, ambasadorët e QUINT-it, përfaqësuesi i UNKT-së)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!