×
  • Lajme
  • Lajme / Inspektorati

    Në Mitrovicën Veriore lirohen hapësirat e uzurpuara ndër vite

    Reporteri
    13 Qershor 2024 | 11:24

    Komuna e Mitrovicës së Veriut ka liruar disa hapësira që ishin uzurpuara para disa viteve. Këto hapësira, sipas komunës, i përkasin gastronomisë dhe që kanë penguar lëvizjen e lirë.

    Në vazhdën e aktivitetit për lirimin e hapësirave publike është liruar hapësira e shfrytëzuar ndërvite për aktivitet të gastronomisë e cila ka penguar lëvizjen e lirë të banorëve. Në kuadër të aktiviteteve për realizimin e kërkesave të qytetarëve për lirimin e hapësirave publike, inspektorati komunal ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për lirimin e hapësirave në rrugën ‘Sutjeska’.”, thuhet në njoftim.

    Në njoftim thuhet tutje, se qeverisja lokale në komunën e Mitrovicës Veriore është e përkushtuar për realizimin e kërkesave të qytetarëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!