×
  • Lajme
  • Lajme / Seanca e jashtëzakonshme

    Në mungesë të kuorumit, s’votohet rezoluta e opozitës për KEK-un

    Reporteri
    24 Tetor 2024 | 15:02

    Në mungesë të kuorumit nuk u hodh në votim rezoluta e partive opozitare parlamentare për “ta përmirësuar” gjendjen në KEK.

    Kryeparlamentari, Glauk Konjufca. tha se rezoluta do të hidhet në votim kur do të ketë kuorum të mjaftueshëm, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Do ta vendosim sërish në votim në një seancë tjetër, kur të kemi kuorum do të votojmë seancën e sotme”, ka thënë Konjufca.

    Me këtë përfundoi edhe seanca e jashtëzakonshme që u thirr nga LDK-ja për të diskutuar gjendjen në KEK.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!