×
  • Lajme
  • Lajme

    Në natën e Vitit të Ri, dy vëllezër bëhen ‘llom’ mes vete në Ferizaj

    Reporteri
    01 Janar 2022 | 12:16

    Policia e Rajonit të Ferizajt ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Ferizaj, pak para ndërrimit të moteve.

    Një 47-vjeçar atje ka shtyrë vëllain e tij në shkallë, pas një fjalosje.

    “Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 23:30 ka pranuar një informacion se në rr. ‘’Beteja e Kosharës’’ në Ferizaj është një rast i lëndimit trupor .

    Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet K.K (M/K) 47 vjeçar, i cili pas një fjalosje me vëllain e tij e kishte shtyer në drejtim të shkallëve të shtëpisë duke i shkaktuar lëndime trupore, për këtë kishte pranuar edhe tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

    Komunikata e plotë:

    Arrestohen dy persona në rajonin e Ferizajt

    Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 23:30 ka pranuar një informacion se në rr. ‘’Beteja e Kosharës’’ në Ferizaj është një rast i lëndimit trupor .

    Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet K.K (M/K) 47 vjeçar, i cili pas një fjalosje me vëllain e tij e kishte shtyer në drejtim të shkallëve të shtëpisë duke i shkaktuar lëndime trupore, për këtë kishte pranuar edhe tretman mjekësor.

    I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!