Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka pasur disa kritika për ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehajn.
Derisa Mehaj që momentalisht është duke raportuar para deputetëve në komisionin për siguri disa herë derisa po përgjigjej ka thënë “Ne në Norvegji”, një gjë e tillë e ka penguar deputetin e PDK-së.
Tahiri ka kritikuar ministrin, duke thënë se ai duhet ta lërë anash atë pjesë të rëndësishme të jetës së tij, sepse tani nuk është më në Norvegji, por është duke shërbyer në Kosovë.
Deputeti i PDK-së, ka thënë se Mehaj duhet të fokusohet në shërbimin sa më dinjitoz të shtetit.
“Nuk është mirë me thanë ne në Norvegji, leje për një kohë atë pjesë të rëndësishme të jetës tane në një anë dhe fokusoju në shërbimin sa më dinjitoz të republikës së Kosovës”, tha Tahiri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.