×
  • Lajme
  • Lajme

    Në New York protestohet për krimet serbe në Kosovë

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 7:59

    Organizata e grave shqiptaro-amerikane do të protestojë sot në Nju Jork, duke kërkuar drejtësi për krimet e bëra në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci.


    Komuniteti shqiptaro-amerikan, boshnjak-amerikan dhe kroat-amerikan do të kërkojnë drejtësi për 70 mijë viktimat e dhunës seksuale, duke i bërë thirrje Serbisë për të identifikuar kryerësit e krimeve të tmerrshme, transmeton Kosova Press.

    Ndryshe, masakrat e gjenocidi i kryer nga regjimi serb në Kosovë, Bosnjë e Kroaci, njihet si nga më e madhja pas Luftës së Dytë Botërore.

    Pavarësisht kësaj, shumica e kryerësve e madje edhe urdhërdhënësve, nuk janë ndëshkuar për këtë krim.

    Protesta mbahet para konsullatës së Serbisë në Nju Jork duke filluar nga ora 11.00

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!