×
  • Lajme
  • Lajme

    Në një qytet serb po bëhet thirrje për vrasjen e shqiptarëve

    Reporteri
    01 Qershor 2019 | 12:45

    Nuk është hera e parë që mëngjesi në Zrenjanin të Vojvodinës nxjerr në sipërfaqe thirrje për vrasje të shqiptarëve, që shkruhen në muret e ndërtesave të këtij qyteti.


    Një gjë e tillë ka ndodhur edhe sot. “Vriti shqiptarët” kanë qenë grafitet që sot janë parë në këtë qytet, shkruajnë mediat serbe, transmeton Reporteri.net.

    Për këtë ka reaguar Lidhja e Socialdemokrate e Vojvodinës e cila ka kërkuar nga organet përkatëse që të zbulohen personat që e kanë bërë këtë.

    Ndryshe, në këtë qytet thirrje të tilla urrejtëse kundër shqiptarëve kishte pasur edhe disa muaj më parë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!