Në oborrin e Kuvendit të Kosovës gjatë ditës së sotme, në 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës janë mbjellur 1133 lule në shenjë kujtimi për fëmijët e vrarë gjatë luftës, shkruan Reporteri.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e shoqëruar edhe me deputetë të Kuvendit kanë bërë mbjelljen e këtyre luleve në kujtim të përhershëm të fëmijëve kosovarë që u vranë në luftë.
“Historinë e kemi në krah, Kosova ka numrin më të madh të fëmijëve të vrarë në vendet e ish-Jugosllavisë. Ishin 1133 fëmijë, shumë prej tyre foshnje disa javëshe”, tha Osmani ndër të tjera. /Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.