Presidenti Hashim Thaçi do të intervistohet edhe sot nga Gjykata Speciale.
Burime të Gazetës Online “Reporteri.net” bëjnë të ditur se intervistimi i Thaçit sot nga Gjykata Speciale do të fillon në ora 13:00.
Thaçi dje pas intervistimit më shumë pesë orë nga Specialja deklaroi para mediave se ka dëgjuar shkëmbimet mes avokatit të tij, Pierre-Richard Prosper dhe prokurorëve.
“Unë sot (dje) kam dëgjuar shkëmbimet e teknaliteteve të ndryshme mes avokatit z. Prosper dhe prokurorëve, çështjet sqaruese teknike dhe në të njëjtën kohë edhe ato fillestare të interesimit të prokurorëve për UÇK, kështu që do të vazhdon nesër (sot)”, ka deklaruar Thaçi pas intervistimit.
Pra presidenti Thaçi ka konfirmuar se ai nuk është mbrojtur në heshtje. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.