×
  • Lajme
  • Lajme

    Në ora 21:00 Hoti pritet t’u drejtohet mediave për të dhënë detaje nga takimi me palën serbe

    Reporteri
    03 Shtator 2020 | 19:05

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në ora 21 pritet  t’u drejtohet mediave për të njoftuar për atë se çka ka ndodhur në takimin e mbajtur në Shtëpinë e Bardhë në Uashington në mes të delegacionit të Kosovës dhe Serbisë.


    Gazeta Express shkruan se kryeministri Hoti do t’iu adresohet mediave në ora 21:00, nëse paraprakisht përfundon takimi, e që më gjasë do të përfundojë deri në atë kohë.

    Pas përfundimit të pjesës së parë të takimit, Këshilltari për Siguri Shtetërore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Robert O’Brien, i cili ka publikuar fotografi nga takimi ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë bërë progres në dialogun mes dy vendeve.

    Kujtojmë se pas nisjes së takimit në mediat serbe kishte raportime se Serbisë i është kërkuar njohja e Kosovës, çka u demantua nga emisari Richar Grenell.

    Grenell reagoi përmes një postimi në Twitter duke thënë se kjo nuk është e vërtetë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!