Pothuajse në përfundim të mandatit, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka takuar Ndihmëssekretarin amerikan, Aleksander Kasanof, në Washington DC.
Lajçak ka thënë se me Kasanof kanë pasur një diskutim gjithpërfshirës për Ballkanin Perëndimor, teksa ka shtuar se është krenar për bashkëpunimin mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara gjatë mandatit të tij, shkruan Reporteri.net.
“Misioni im i parë në 2025’ën më çoi në Washington DC, ku kisha një diskutim gjithëpërfshirës për Ballkanin Perëndimor me NdihmësSekretarin amerikan, Kasanof. Jam krenar për bashkëpunimin e shkëlqyer BE-ShBA përgjatë mandatit tim.”, ka shkruar Lajçak.
Lajçak i përfundon mandati më 31 janar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.