×
  • Lajme
  • Lajme

    Në pikë të ditës, provohet të grabitet TEB Banka në dalje të Prishtinës

    Reporteri
    06 Qershor 2022 | 13:02

    Është tentuar të grabitet banka “TEB” në Çagllavicë, të hënën.

    Tentim-vjedhja ka ndodhur rreth orës 10:45 – nuk raportohet për të lënduar.

    “Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se në këtë tentativë grabitjeje kanë marrë pjesë tre të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.

    Policia e Kosovës ka nisur ta jetojë rastin në fjalë.

    “Aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!