Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur pankarta me emrat e të gjithë të rënëve për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Podujevës.
Ato janë vendosur në qendër të qytetit pranë shtatores së heronjve Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci.
Por sot dikush i shkatërroi dhe i theu ato.
Për këtë që ka ndodhur sot në Podujevë ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje dega në Podujevë nëpërmjet rrjetit social Facebook:
“Se në Kosovë por edhe në Llap ka shqiptar hiç dhe shqiptaro-viq, të cilët nuk duan UÇK-në, heronjtë, dëshmorët, martirët dhe të pagjeturit, që dje me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të Besianës emrat e tyre u vunë në një tabelë nga aktivistë të LVV-së në Besianë, në shenjë përkujtimi, respekti dhe frymëzimi, DËSHMON fotoja e shkatërruar”, thotë VV.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.