×
  • Lajme
  • Lajme

    Në prag të zgjedhjeve: NISMA e ‘përdorë’ për fushatë gjendjen e rëndë ekonomike të romëve

    Reporteri
    26 Korrik 2019 | 21:26

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, kanë marrë pjesë në vënien e gurthemelit për ndërtimin e 273 shtëpive për komunitetet joshumicë.


    Ky projekt i ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale ka nisur sot në qytetin e Lipjanit dhe do t’i prekë 20 komuna të Kosovës.

    Zëvendëskryeministri Limaj pasi ka uruar për fillimin e këtij projekti, ka thënë se sot po fillon një projekt i madh anekënd Kosovës për fillimin e ndërtimit të shtëpive për komunitetet joshumicë.

    Ai ka thënë ndjehet i nderuar që sot po nis të realizohet një projekt nga i cili do të përfitojnë 273 familje në nevoje.

    “Kjo që po ndodhë në Lipjan dhe që do të ndodhë në qytetet tjerë është si rezultat i angazhimit të deputëve tuaj në Kuvendin e Kosovës, por është dëshmi se shteti i Kosovës do t’i qëndroj afër secilit qytetarë të Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Limaj.

    E ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka thënë se nisja e këtij projekti tregon përkushtimin e institucioneve të vendit që secilit qytetarë të Kosovës duhet qëndruar pranë kur ai ka nevoje. Ka thënë se nga sot 273 familje të cilat e kishin shqetësim kryesor kulmin mbi kokë nga sot nuk do ta kenë më.

    “Ky është një projekt i cili ka bërë që të lëvizim gjithë ata gurë që kjo të bëhet realitet. Qytetari i Kosovës duhet ta ndije dorën e shtetit dhe për këtë jemi sot të shprehim përkushtimin për vënien e gurthemelit. Projekti do të zgjasë gjashtë muaj dhe 273 familje do të bëhen me kulm mbi koke”, ka theksuar Reçica.

    Për këtë projekt deputeti Etem Arifi u shpreh falënderues duke veçuar Zv-kryeministrin Limaj, ministrin Reçica dhe GP të Nismës. Ky projekt, sipas tij, ka qenë mëse i nevojshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!