×
  • Lajme
  • Lajme

    Në prag të zgjedhjeve, PDK ia merr AAK-së në Gjakovë shefin e asamblistëve

    Reporteri
    20 Gusht 2021 | 21:43

    Pak para zgjedhjeve lokale në Kosovë, shefi i asamblistëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë Muharrem Musa ka braktisur këtë parti dhe i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.


    Lajmin e ka bërë të ditur Hajdar Beqaj, kryetar i degës së PDK-së në Gjakovë.

    “Asambleisti i AAK-së ne Gjakovë i bashkohet PDK-së. Muharrem Musa, asambleist i deritanishëm i AAK-së në Kuvendin Komunal të Gjakovës, si dhe Kryetari i degë së AAK-së në Bec, sot edhe zyrtarisht ju bashkua Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Beqaj.

    Ai ka thënë se Musa do të jetë kandidat i PDK-së për Asamblenë Komunale të Gjakovës.

    “Musa, tash e tutje aktivitetin e tij politik do ta vazhdoj në Partinë Demokratike të Kosovës ku do të jetë pjesë e listëa për asamblenë komunale të Gjakovës”, ka shtuar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!