Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar që së shpejti në kryeqytet do të ndërtohet biblioteka dhe memoriali “Ibrahim Rugova”.
Rama ka shkruar se veprat e Ibrahim Rugovës janë themeli i lirisë dhe dinjitetit tonë kombëtar.
“Biblioteka dhe Memoriali “Ibrahim Rugova”. Jam thellësisht krenar që në kryeqytet do të ndërtojmë Bibliotekën dhe Memorialin “Ibrahim Rugova”, një homazh i përjetshëm për njeriun që na udhëhoqi drejt lirisë. Veprat e Ibrahim Rugovës janë themeli i lirisë dhe dinjitetit tonë kombëtar”, ka theksuar ai.
Tutje, Rama ka shtuar se Rugova, ishte më shumë se një lider – ishte simbol i vizionit, urtësisë dhe sakrificës për të ardhmen tonë.
Sot janë bërë 19 vjet nga ndarja nga jeta e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.