×
  • Lajme
  • Lajme

    Në PSD thonë se nuk kanë vija të kuqe për Albin Kurtin

    Reporteri
    10 Gusht 2019 | 9:03

    Pavarësisht përçarjeve të mëdha, të cilat ishin shkaktuar me rastin e largimit nga Lëvizja Vetëvendosje, zyrtarët e Partisë Socialdemokrate (PSD) thonë se mund të bashkëpunojnë përsëri me partinë e Albin Kurtit.


    Deputeti i PSD-së, Faton Topalli, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” thotë se partia e tij ka vija të kuqe vetëm për PDK-në e Kadri Veselit.

    Topalli ka shtuar se PSD-ja do ta kalojë pragun zgjedhor dhe do të jetë përcaktuese për formimin e qeverisë së ardhshme.

    Ai është i bindur se Kuvendi do të shpërndahet më 22 gusht, ndërsa gjasat janë zero për një qeveri teknike.

    Duke folur për qeverisje në Prishtinë, Topalli shprehet se mandati i dytë i Shpend Ahmetit është më i suksesshëm se i pari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!