×
  • Lajme
  • Lajme

    Në qafë dhe në kraharor, momenti kur ish-kryeministri japonez qëllohet në mes të fjalimit

    Reporteri
    08 Korrik 2022 | 8:38

    Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe u qëllua gjatë fushatës të së premtes.

    Ish-udhëheqësi ishte duke mbajtur një fjalim në një ngjarje në Nara kur u sulmua, raportoi agjencia e lajmeve Kyodo.

    Abe, 67 vjeç, u rrëzua i gjakosur në qafë dhe kraharor, tha një burim nga Partia e tij Liberale Demokratike në pushtet për agjencinë e lajmeve Jiji.

    Mediat lokale raportuan se një 41-vjeçar është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim, por nuk ka ende detaje të mëtejshme.

    NHK shfaqi videon Abe duke mbajtur një fjalim jashtë një stacioni treni kur u dëgjuan dy të shtëna, pas së cilës pamja u errësua për pak kohë dhe më pas zyrtarët e sigurisë u panë duke shtrirë një burrë në tokë.

    Ai u qëllua në qafë dhe kraharor me shotgun dhe ishte i vetëdijshëm deri në momentin kur u transportua për në spital.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!