×
  • Lajme
  • Lajme

    Në QKUK karrigen e drurit e shndërrojnë në karrocë për bartjen e pacientëve

    Reporteri
    17 Shtator 2020 | 8:11

    Në sistemin shëndetësor të Kosovës vazhdojnë të mungojnë gjërat elementare.


    Në Qendrën Klinike Universitare (QKUK), kryeqendrën shëndetësore të vendit, nuk ka mjaftueshëm karroca për bartjen e pacientëve.

    Si pasojë e mungesës së tyre, Klinika Emergjente e QKUK-së ka improvizuar një karrocë të shëmtuar nga druri, tregojnë disa fotografi që ka siguruar Insajderi.

    Fotografitë shfaqin një karrocë të improvizuar nga një karrige druri, të cilës i janë vendosur disa rrotë për lëvizje si dhe të mbuluar nga një çarçaf.

    Një qytetar që ka rastisur të dërgojë një familjar të tij për të marrë shërbim emergjent mjekësor pas një aksidenti rrugor të martën, ka thënë se familjari i tij është bartur për në dhomat e klinikës nga kjo karrocë e improvizuar.

    “Ju lutem ta bëni publik këtë rast, të paktën dikush tjetër të ketë një karrocë më të mirë”, ka thënë ky qytetar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!