Në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan të hënën janë gjetur substanca të dyshuara narkotike te një i paraburgosur.
Policia bën të ditur se gjatë kontrollit të një të paraburgosuri oficerët korrektues në rrobat e të paraburgosurit kanë gjetur substancat e dyshuara narkotike.
“Lidhur me këtë rast, oficeret korrektues kanë lokalizuar substancën e dyshuar narkotike dhe me njëherë kanë njoftuar Njësitin Antidrogë të Policisë së Kosovës”, thuhet në një komunikatë të policisë së Gjilanit. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.