×
  • Lajme
  • Lajme

    Në rrugën e lejuar për 80 km në orë, kosovari në Zvicër lëviz me shpejtësi 174 km në orë

    Reporteri
    12 Tetor 2020 | 18:41

    Një tjetër kosovar ka bërë bujë për shkelje të rregullave të shpejtësisë në rrugët e Zvicrës.


    Kosovari 33-vjeçar është kapur nga policia e Aargaut të dielën pasdite duke drejtuar veturën Audi me shpejtësi 174 kilometra në orë në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë, raporton “Aargauer Zeitung”.

    Ai po drejtonte veturën në rrugën mes Seengenit dhe Egliswilit.

    Gjatë kontrollit është konstatuar se kosovari e kishte tashmë patentshoferin e pezulluar.

    “Pak pas orës 14:00 është kapur nga radari një Audi me shpejtësi 174 kilometra në orë. Policia e ndaloi veturën, e cila po drejtohej nga një kosovar 33-vjeçar. Pasi që ai po e drejtonte veturën me një shpejtësi të dënueshme, u aktivizua prokuroria. Është hapur procedurë ndaj 33-vjeçarit dhe është marrë vetura e tij. Në fund u konstatua se ai e kishte patentshoferin e pezulluar”, thuhet në njoftimin e Policisë Kanonale të Aargaut.

    Pak ditë më parë një tjetër kosovar bëri bujë në Zvicër për shkelje të shpejtësisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!