×
  • Lajme
  • Lajme / Fletëarresti ndërkombëtar

    Në Shkup nuk e dinë nëse Grubi ndodhet në Kosovë: Ekstradimi i tij pas arrestimit në shtetin ku ndodhet

    Reporteri
    19 Dhjetor 2024 | 12:33

    Zv.ministri i Drejtësisë Alen Dereban thotë se kontakte direkte me institucionet në Kosovë për arrestimin dhe ekstradimin e Artan Grubit dhe Përparim Bajramit do të vendosin në momentin që të vërtetohet se ata ndodhen atje.

    Dereban  ka thënë  se nuk mund ta konfirmojë nëse Kosova është destinacioni i fundit i Grubit. Ai, në intervistë për Alsat, thotë se largimi i Grubit pak para aktakuzës për rastin “Lotaria” nuk është dështim i institucioneve të shtetit, por i disa personave, të cilët sipas tij, do të mbajnë përgjegjësi.

    “Ne e ndjekim të gjithë situatën dhe jemi në kontakt me të gjithë organet kompetente dhe me të gjithë ata që munden të ndihmojnë për zbatimin e procedurave”, deklaroi Alen Dereban, zv.ministër i Drejtësisë.

    Ai shtoi se janë në kontakt me të gjithë që duhet të bashkëpunojnë dhe se do të vendosin kontakte zyrtare me shtetin ku do të marrin informacione që Grubi e Bajrami ndodhen.

    “Ne jemi në kontakt me të gjithë që duhet të bashkëpunojmë. Kontakte zyrtare do të vendosim me ministrinë e atij shteti ku do të marrim informacione se është lokalizuar ose arrestuar personi ndaj të cilit është shpallur fletarrest ndërkombëtar”, u përgjigj Dereban.

    “Nëse vërtetohet se është në Kosovë ose nëse marrim informacione se është arrestuar në Kosovë normalisht se do të fillojmë procedurë bashkëpunimi për ekstradim”, tha Dereban. /Alsat.mk

     

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!