Poster me mbishkrime “mirë se vini në asociacionin e komunave serbe”, janë hasur në rrugën Ferizaj-Prizren gjatë të enjtes.
Kështu ka raportuar Policia e Kosovës sot.
Sipas raportit, lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe është hapur rast për nditje të përçarjes dhe mos durimit.
“Shtërpcë, 23.09.2021 – 18:00. Patrulla policore ka raportuar se ka vërejtur në tabelat e rrugës rajonale Ferizaj-Prizren kanë vërejtur poster me mbishkrimin “mirë se vini në asociacionin e komunave serbe”. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me vendim të cilit është hapur rasti i lartcekur”, thuhet në raport.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.