×
  • Lajme
  • Lajme

    Në spitalin e Gjilanit brenda natës vdesin dy të infektuar me COVID-19

    Reporteri
    05 Tetor 2020 | 11:16

    Dy persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19, në Spitalin e Gjilanit, gjatë 24 orëve të fundit.


    Një grua 77-vjeçare nga Kamenica ka vdekur mbrëmë, ndërkaq një 60-vjeçar nga Gjilani mëngjesin e sotëm, si pasojë e koronavirusit.

    Lajmin për Express e ka konfirmuar nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër.

    “Dy persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-29 në Spitalin e Gjilanit”, ka deklaruar Ismajli.

    Ndërkohë, momentalisht në Kosovë janë 1 mijë e 328 raste aktive me Koronavirus, raporton Gazeta Express.

    Numri total i rasteve deri më tani është është 15.814 raste nga 70.219 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

    Me fatalitet kanë përfunduar 630 persona të prekur nga ky virus.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 69 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.856 raste.

    “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 567 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 56 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, ka njoftuar instituti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!