Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 66 pacientë me coronavirus, ndërsa prej tyre 44 janë në oksigjeno-terapi.
Nga këta pacientë nëntë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa një pacient është shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 179 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 15 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
204 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,903 analiza, ndërsa janë kryer gjashtë operacione.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.