×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Në takimin e nesërm mes Kurtit e Mustafës do të diskutohet edhe posti i Presidentit

    Reporteri
    21 Nëntor 2019 | 14:03

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka konfirmuar se nesër do të takohet me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, me të cilin do të diskutojnë rreth idesë për planin qeverisës.


    “Pra nesër do të takohem me z. Mustafen dhe ne duhet të ecim me shpejtësi tash drejtë formimit të Qeverisë sepse do të bëhet certifikimi i rezultateve. Unë besoj se duhet të diskutojmë dhe besoj se është mirë që t’i diskutojmë të gjitha sepse në fillim të javës së ardhshme do të bëhet certifikimi i rezultateve dhe është mirë që mos të humbim kohë. Nuk është e thënë që t’i mbyllin temat, por është koha t’i hapin ato”, tha Kurti.

    Ai tha se në takimin e nesër do të diskutohet edhe për postin e Presidentit.

    “Ne do të diskutojmë me Mustafën për postin e Presidentit, por fokusi ynë janë karriget e zbrazëta dhe ato karrige të zbrazëta janë të kryeministrit dhe kryetari të Kuvendit dhe unë besoj se kjo është detyrë më urgjente që kemi”, pohoi ai. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!