Albin Kurti akuzoi Serbinë në Bruksel për kryerjen e tre gjenocideve kundër shqiptarëve.
Siç raporton B92, duke u thirrur në burime brenda takimit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka akuzuar Serbinë për tri gjenocide ndaj shqiptarëve, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Kurti i tha Vuçiqit se gjenocidi i parë ndodhi në 1878, dhe i fundit në 1999.
Raportohet për një atmosferë shumë të tensionuar në negociata. Ndërsa takimi pritet të përfundojë rreth orës 17:00. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.