×
  • Lajme
  • Lajme

    Në temperatura përvëluese, mërgimtarët presin deri në 4 orë në Merdare

    Reporteri
    31 Korrik 2021 | 13:54

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në mesditë pritjet e bashkatdhetarëve në pikëkalimin kufitar Merdare hyrje/dalje janë deri në katër orë, ndërsa u ka bërë apel që të shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare si atë Mutivodë, Dheu i Bardhë, por edhe atë në Jarinje ku aktualisht nuk ka pritje të gjata.


    Policia e Kosovës, zyrtarë policorë të kufirit njofton se janë duke punuar me kapacitete të plota në këtë kohë kur fluksi i hyrje/daljeve nga territori i Republikës së Kosovës, sidomos në Pikën e Kalimit Kufitar Merdare është shumë i madh dhe pritjet janë të gjata.

    Sipas Policisë së Kosovës koha e pritjes nuk varet vetëm nga zyrtarët e tyre.

    “Departamenti i Kufirit i Policisë së Kosovës, njofton të gjithë qytetarët, në veçanti bashkatdhetarët që janë duke shfrytëzuar Pikën e Kalimit Kufitar Merdare për hyrje-daljen për në Republikën e Kosovës, se: për shkak të fluksit tepër të madh të udhëtareve me vetura, pritjet aktualisht (ora 12:29, datë 31.07.2021) në hyrje/dalje janë nga 200 deri në 240 minuta”, thuhet në njoftim.

    “Andaj, kërkojmë, lusim në veçanti bashkatdhetarët, që në fakt janë shumica dërmuese e atyre që po presim me orë të tëra në këtë pikë kufitare, të shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitar, si: Pikën e Kalimit Kufitar Mutivodë, Dheu i Bardhë, por edhe atë në Jarinje ku aktualisht nuk ka pritjet të gjata”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!