Nga e marta pacientët të cilët janë të konfirmuar pozitiv me Covid-19, dhe janë të intubuar ose me CPAP, do të trajtohen në intensivën e improvizuar në objektin e Mjekësisë Sportive, shkruan Reporteri.net.
Komiteti i SHSKUK-së ka marrë vendim për funksionalizimin e plotë të intensives për të trajtuar pacientët e intubuar me Covid-19. Edhe pacientët të cilët janë me terapinë e oksigjenit përmes metodës CPAP, do të zhvendosen po ashtu në këtë njësi.
Ky vendim ka ardhur pas mbushjes së kapaciteteve në Klinikat Intekvë, Pulmologji dhe Dermatologji.
“U konfirmojmë se kemi rritje të rasteve, pacientëve të shtirë me Covid-19 dhe rasteve që presim konfirmim rezultati, për momentin kemi mbi 100 pacientë që kërkojnë kujdes shëndetësor. Përveç infektives, kemi në funksion edhe Klinikën e Dermatologjisë dhe Pulmologjisë. Mjekësia Sportive, hapet nga dita e martë, 23 Qershor 2020 dhe në të vendosen rastet që kanë nevojë për CPAP dhe të intubuar’, është thënë në një komunikatë të ShSKUK-së.
Po ashtu është bërë e ditur se në rast të përkeqësimit të situatës do të lirohen edhe hapësira të tjera.
“Sipas nevojës dhe situatës epidemiologjike do të lirohen edhe hapësira tjera në QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme”, është thënë në njoftim. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.