Tre persona janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës në tri raste të ndara.
Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një komunikate nga Policia.
Arrestimi i tyre është bërë me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
“Sot nga njësite të stacionit policor Veriu, në tri lokacione të ndara, janë arrestuar tre persona të cilët kërkoheshin me urdhëresa të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Personat dyshuar:
-I.K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim, (15 muaj) për veprën Blerja posedimi , shpërndarja dhe shitja e substancave narkotike; B. K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim, (125 ditë) për veprën posedim i paautorizuar i narkotikëve dhe A.B,mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim 1 vit, për raste të rënda të vjedhjeve grabitqare, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit.”, ka njoftuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.