×
  • Lajme
  • Lajme

    Në vend të armëve, policia gjen derra të egër te asamblisti i Ranillugut

    Reporteri
    06 Gusht 2019 | 20:03

    Nën dyshimin për armëmbajtje pa leje, mëngjesin e së martës, policia ka bastisur shtëpinë e asamblistit të Komunës së Ranillugut, Ivan Ristiq.


    Megjithatë, atij nuk i është gjetur asnjë armë ilegale. Gjatë bastisjes atij i janë gjetur dy derra të egër të cilët i kishte sjellë nga Serbia pa asnjë dokumentacion
    Ai ka thënë se këto kafshë të egra i mban që tre vjet me qëllim shumimin e tyre, raporton KTV.

    “Sot më ka bastisur policia, sepse dikush kishte lajmëruar se kultivoi derra të egër. Por, realisht unë e kisha ndërmend që kur derrat të shtoheshin pas 3 apo 4 muajsh t’i liroja në natyrë sepse ka pak këtu. Doja që të shtoheshin. Por, policia nuk e dinte se ku qëndron problemi dhe ka ardhur inspeksioni nga policia e pylltaria, por ua shpjegova rastin dhe u thash se në fakt unë nuk e dëmtoj as natyrën. Thjesht doja që të shtoheshin për shkak të gjuetisë. Tashmë 3 vjet i kultivoi derrat e egër e deri tash kam lëshuar në pyll 18 të vegjël. Tashmë falë kësaj kushtet për gjueti janë përmirësuar”, ka thënë ai.

    Nga Agjencioni Pyjor i Kosovës, kanë thënë se në aksionin që është zhvilluar në komunën e Ranillugut është vendosur masa e sekuestrimit të përkohshëm të derrave të cilat janë mbajtur paligjshëm nga ana e këshilltarit komunal.

    Gjithashtu nga ky institucion kanë shtuar se rasti do të procedohet në gjykatë, pasi që këshilltari komunal dyshohet se ka kryer dy vepra penale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!