×
  • Lajme
  • Lajme

    Në vend të Qazim Rrahmanit, Kurti emëron zëvendësministrin e ri

    Reporteri
    07 Prill 2021 | 15:23

    Në vend të Qazim Rrahmanit, si zëvendësministër të Financave, Punës dhe Transfereve kryeministri i vendit Albin Kurti e ka emëruar Resul Makreshin.


    Nëpërmjet një letre drejtuar Kurtit, ish-zëvendësministri Rahmani ka kërkuar të lirohet nga të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara nga vendimi paraprak për emërimin e tij.

    Arsyeja e dorëheqjes së zëvendësministrit Rrahmani u tha është angazhimi në një pozitë tjetër, pas konsultimeve me subjektin të cilit i takon.

    Rrahmani ka thënë se ka dhënë dorëheqje vetëm për t’iu përkushtuar partisë së tij dhe kandidaturës për Ferizajin në zgjedhjet lokale.

    Ndryshe, Rrahmani më 1 tetor 2018 ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

    Për këtë vepër penale e cila hyn në kuadër të veprave penale të korrupsionit zyrtar, Rrahmani ishte dënuar me gjashtë muaj burgim.

    Mirëpo, me pëlqimin të tij, ky dënim me burg i ishte zëvendësuar pastaj në dënim me gjobë në lartësi prej 3,000 euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!