×
  • Lajme
  • Lajme

    Në veri “Lugina e Diellit” po zhvillohet me shpejtësi, shqiptarët kërkojnë ndaljen e saj

    Reporteri
    24 Nëntor 2019 | 20:41

    Lugina e Diellit ka marrë pamje të re.


    Rreth 100 shtëpi janë ndërtuar pa leje të institucioneve të Kosovës, në këtë pjesë të Komunës së Zveçanit, raporton KTV.

    Shteti i Serbisë, në këtë vend, planifikon të ndërtojë edhe 200 shtëpi të tjera, ku pritet të vendosen rreth 1,500 serbë.

    Përfaqësuesit e shqiptarëve në komunat veriore fajësojnë Qeverinë e Kosovës, se ka dështuar që ta ndalojë ndërtimin e këtij projekti të financuar nga Serbia.

    Zëvendëskryesuesi i Kuvendit të Mitrovicës së Veriut, Bashkim Cimili, jetësimin e Luginës së Diellit e quan kolonizim.

    Pavarësisht se Ministria e Mjedisit kishte urdhëruar Komunën e Zveçanit që ta ndalojë ndërtimin e Luginës së Diellit, vazhdimi i punimeve kishte bërë që kjo ministri ta dërgonte lëndën për kundërvajtje në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.

    Ministria e Mjedisit nuk e kishte paditur Komunën e Zveçanit, por kishte bërë vetëm kërkesë për kundërvajtje në Themeloren e Mitrovicës.

    Në këtë gjykatë kanë konfirmuar se kjo lëndë është parashkruar në dhjetor të vitit të kaluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!