×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Në veri të Mitrovicës shënohet dyvjetori i vrasjes së Ivanoviqit

    Reporteri
    16 Janar 2020 | 13:12

    Në veri të Mitrovicës të enjën u shënua dyvjetori i vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, i cili ka udhëhequr Nismën Qytetare “Liria, demokracia, drejtësia”.


    Në vendin e vrasjes u mbajtën dy ngjarje përkujtimore – njëra e organizuar nga Nisma e tij qytetare, tjetra nga familja.

    Ksenija Bozhoviq, nënkryetae e Nismës “Liria, demokracia, drejtësia”, tha se ende nuk dihet se kush e ka porositur vrasjen e Ivanoviqit.

    “Do të punojmë të gjithë së bashku që kjo vrasje të ndriçohet dhe që urdhëruesit e saj dhe kryesit e saj të dalin para drejtësisë”, u tha Bozhoviq mediave.

    Edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse, para së gjithash prokurorisë dhe gjyqësorit, që sa më parë të gjejnë urdhëruesit e vrasjes.

    Oliver Ivanoviq është vrarë më 16 janar të vitit 2018, para zyrës së partisë së tij në veri të Mitrovicës.

    Më 2 dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë personave, në lidhje me këtë vrasje./rel

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!